Një tjetër kërcënim ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në Laç ku pronari i një lokali ka nxjerrë pistoletën dhe ja ka vënë në kokë gazetarit Jualian Shota.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, kjo është fytyra kriminale e mafioze e qeverisë.
Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
Tyta e revoles drejtuar gazetarit Jul Shota, fytyra e shëmtuar mafioze e Noriegës dhe narkoqeverise se tij!
Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota.
Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre.
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin mafioz nda gazetarit Jul Shota, bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te permbysur pa vonese Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb