November 25, 2024

Berisha thirrje nga Shkodra për të përmbysur pushtetin e krimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta mbrëmjen e sotme ndaj qeverisë dhe Edi Ramës.

Duke folur nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në takimin e opozitës së Bashkuar, ish-kryeministri Berisha është shprehur se ‘bandat po qeverisin Shqipërisë dhe e kanë marrë Ramën me vete’.

Pse policia nuk përballet me bandat që terorrizojnë Shkodrën, Elbasanin dhe Vlorën? Së paris sepse janë të kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me krimin, kur ministri është vëllai i kryemafiozit të Vlorës, kur kryeministri flet në telefon me bandat.

Pse kryeministri flet në telefon me to? Sepse ai është i lidhur me to.

Çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të shpëtuar shqiptarët nga kjo qeveri që po i shfaros, po i degdis nëpër botë, njëlloj si diktatura’, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com