May 19, 2024

Sport/ Shkarkimi/ Bledar Devolli

Humbja ndaj Teutës ka rezultuar fatale për Bledar Devollin dhe ndihmësit e tij.. Edhe pse situata dukej e qetë, klubi i Kamzës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka komunikuar shkarkimin e stafit teknik.

Në 3 javët e para të kampionatit Kamza ka grumbulluar 3 pikë, 2 më shumë se Tirana dhe 3 më shumë se Luftëtarit. Duket disi i pakuptimtë ky vendim i drejtuesve kamzalinj në javën e 3-të të kampionatit, duke pasur parasysh lojën e mirë që skuadra ka zhvilluar dhe fitoren e arritur ndaj Tiranës.

“Pas ndeshjes se humbur ndaj Teutes është vendosur shkarkimi i stafit teknik”, shkruan klubi në faqen zyrtare./Panorama.

Image

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com