Kreu i shtetit, Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, morën pjesë në ceremoninë e dasmën e motrës së deputetes dhe ish-ministres së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, në kalanë e Lëkurësit.
Por mesa duket Meta e Kryemadhi kanë qenë të ftuarit special në ditën e gëzimit të familjes Gjosha.
Presidenti Meta shfaqet me një kostum blu, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza, ndërsa Kryemadhi ka zgjedhur një kombinim dyngjyrësh për këtë ceremoni.
Ata janë paraqitur me një veshje serioze dhe komode.