November 25, 2024

Demaliaj përkujton Teodor Kekon

Analisti Ilir Demaliaj, ka përkujtuar sot shkrimtarin dhe publicisti8n Teodor Keko. Me anë të një postimi në Facebook, Demaliaj, shkruan se Keko ishte modeli i qytetarit evropian.

Ndërkohë Demaliaj ka postuar edhe një nga poezitë e shkruara nga Keko me titull: Kur e di që do të vdesësh.

Postimi i Demaliajt:

Kur e di që do të vdesësh…

I vëmendëshmi I qytetarise dhe vlerave Perparim Kabo, sot na kujtoj Dorin e Vogël. Njeriu që u rritem në nje shkollë, në nje lagje, në të perbashkëten e talljes më autoritetin dhe më hipokrizine e Uriapeve zvarrrites “artiste” të nomenklaturës.

Dori, bohemi I brezit tone të humbur, më sjell sot ndërmend Erich Maria Remark, kur shkruante: “ Rinia jone sot është si fotografia e një shoku të vdekur. E shohim ate, mallëngjehemi më të, kujtojmë… por Ai, nuk është më.

Dori, ishte model I liberalit-demokrat dhe thjeshtesise e tolerancës. Qytetar europian në xhunglen…. prandaj dhe ndoshta u largua nga qyteti….

Po e sjell Dorin e Vogel sot, më poezine e tij të fundit “ Kur e di se do të vdesesh”

Kur e di se do të vdesësh

Pemët kanë më shumë lule dhe me

Shumë yje qielli ka

Më të mirë dhe më të çuditshëm

Janë njerëzit

Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të

Tyre është vetë vdekja.

Kur e di se do të vdesësh

Toka është pjellore, si grua,

Dhe qielli ta shuan përjetësisht

Etjen me shirat e tij

Dhe avionët nuk fluturojnë për t’u

Rrëzuar,

Dhe njerëzit nuk lindin për t’u

Bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!

Lulet lule do të jenë dhe nuk do të

Kundërmojnë me trishtim

Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te

Distributori i harruar

Të furnizohen falas me besim….

Nje faksmile e në nje ndër librat që më ka dhuruar miku që na mungon aq shumë Dori

Facebook Comments

MineralHygienics.com