Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë dhe juglindjen e Shqiërisw para disa minutash.
Shpërthimi me magnitude 4.4 pasoi një tjetër tërmet që goditi Greqinë në mëngjes dhe që u ndje edhe në jug të Shqipërisë. Tërmeti e kishte epiqendrën rreth 27 km nga Trikalla dhe rreth 230 km nga kryeqyteti Athinë. Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të dheut në rrugët rurale, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.
Epiqendra ishte në një thellësi prej 1.8 kilometrash, sipas një lexim paraprak të Institutit të Gjeodinamikës të Athinës.
“Gjysma e vendit u trondit,” tha Lekkas, një prej drejtuesve të Sizmiologjisë në vend. “Edhe pse zona ku ndodhi dridhja nuk paraqet sizmizëm të rëndë, mund të ketë dëmtime në shtëpitë e vjetra në fshatrat Pindos.
“Situata është nën kontroll dhe ne monitorojmë zhvillimin e aktivitetit”, shtoi ai.
Lëkundjet e tij janë ndier edhe në juglindje të Shqipërisë, në Korçë, Gjirokastër etj.