December 29, 2024

Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot në Vjenë

Më 30 dhe 31 gusht, Ministrat e Jashtëm të BE-së, me ftesë të ministrit federal Karin Kneissl dhe kryediplomates Federica Mogherini mblidhen në Vienë për një takim jozyrtar, i njohur si “Gymnich”. Kështu ka njoftuar sot Këshilli i BE, presidenca austriake. Këto takime jozyrtare zhvillohen çdo dy vjet dhe mbahen në shtetin që ka presidencën e Këshillit Europian.

Ato ofrojnë mundësinë që të diskutohen çështje të rëndësishme në një mënyrë jozyrtare. Në kundërshtim me mbledhjet e Këshilllit të BE-së, në këto mbledhje nuk ka rend dite dhe as një dokument zyrtar që lëshohet në fund.

Mogherini e kryeson “Gymnich” dhe në marrëveshje me shtetin që mban presidencën e radhës, përpilon pikat e diskutimit. Tema kryesore të diskutimit janë çështjet aktuale në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet transantlantike, Europa Juglindore etj.

Komisioneri evropain Hahn gjithashtu do të marrë pjesë në takim.

Takimi jozyrtar do të hapet me një diskutim mbi zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme; pritet që të jetë situata në Jemen, Libi dhe Siri; po ashtu, Irani dhe konflikti në Lindjen e Mesme pritet të jenë në axhendë.

Gjatë sesionit të punimeve për marrëdhëniet transatlantike, do të diskutohen gjendja e përgjithshme e marrëdhënieve dhe do të adresohen çështje konkrete si mundësia e bashkëpunimit në lidhje me çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Diskutimet rreth Evropës Juglindore do të trajtohen në muajt që vijnë me fokus zgjerimin. Sesioni i punimeve për zgjerimin do të zhvillohet bashkë me vendet kandidate për në BE, Shqipërinë, ish-republikën jugosllave Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com