November 25, 2024

Edi Rama më në fund viziton Shqipërinë reale

Për herë të parë që nga koha që erdhi në pushtet në vitin 2013 Edi Rama që ka nisur tashmë fushatën elektorale, guxoi që të “zbresë” në Shqipërinë reale duke ikur për ca minuta nga ajo e tija virtuale. Kryeministri ka vizituar një familje që jeton në kushte mesjetare, por duket se është bërë “pishman” pasi gjendja e njerëzve dhe e asaj kasolle e kalonte çdo fantazi për mjerimin.

“Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme”, ka thënë i “habitur”, teksa pyet dy bashkëshortët dhe tre fëmijët se si jetojnë dhe si ja bëjnë kur bie shi.

“Mirëmëngjes, kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi”, thotë Rama në faqen e tij në Facebbok ku edhe ka shpërndarë videon e vizitës në këtë familje që kalon çdo limit të varfërisë.. Djali i vogël i familjes I tregon Edi Ramës, se është me nënta e dhjeta në shkollë, pavarësisht se mëson në dritare pasi nuk ka ku të ulet.
Kryeministri iu ka premtuar se shumë shpejt do të ndërhyjë dhe shtëpia do të rregullohet, por nuk ka thënë asnjë fjalë se çfarë do të bëjë qeveria e tij për mijëra familje të tjera që jetojnë në të njëjtat kushte.

Facebook Comments

MineralHygienics.com