November 24, 2024

Taktika të çuditshme për dobësim që vërtet funksionojnë

Humbja e kilogramëve nuk është aspak punë e lehtë, ndërsa interneti është i mbushur me lloje të ndryshme të këshillave dhe “këshilla” se si ta fitoni këtë luftë, që për shumë njerëz është luftë e përhershme.

Dhe derisa shumica e udhëzimeve për t’u dobësuar kryesisht janë shumë të ngjashme (me fare pak dallime të natyrës kozmetike), ekzistojnë ekspertë për dietë nga këshillat e të cilëve do t’u çohen flokët përpjetë, por shumë shpejt do të kuptoni që jo gjithçka që ata pohojnë është aq e çmendur.

Ju sjellim në vazhdim këshillat interesante më të pazakonta për dobësim.

Pini vaj

Kur shpikësi i dietës së popullarizuar Shangri-La, Seth Roberts, përndryshe profesor i psikologjisë, ka krijuar konceptin e vet, i cili sillet rreth të ashtuquajturave “kalori të pashijshme”, të gjithë kanë menduar që është i çmendur.

Kjo dietë pohon se si mund të humbni peshë duke konsumuar 1-3 lugë ujë të sheqerosur dhe 1-2 lugë vaj ekstra-virgjin ulliri në mes shujtave.

Roberts pohon se si ushqimi i llojllojshëm i pasur me shije (siç e konsumojmë kryesisht) në trurin tonë stimulon ndjenjën e urisë, për ç’arsye hamë më shumë dhe grumbullojmë kilogramë. Kur konsumojmë ushqim pa shije ose me shije të panjohur, truri mendon që jemi të uritur (pse pra do të hanim ushqim pa shije?), për ç’arsye fillojmë në mënyrë më efikase të tretim ushqimin dhe të humbim kilogramët.

Hulumtimet tregojnë se si njerëzit hanë më pak kur ushqimi i tyre ka shije të re dhe të mëlmesuar (për shkak që i dedikojmë më shumë vëmendje dhe kjo është gjë pozitive). Sa më e pazakonshme të jetë përzierja e mëlmesave, ushqimi do të ketë edhe shije më të pazakonshme, çka do t’i ndihmojë në mënyrë të shtuar dobësimit. Përveç kësaj, mëlmesat si shafrani, kanella dhe qimnoni janë edhe antioksidantë të fortë.

Harroni pesë shujta në ditë

Nëse mund t’u besohet shkencëtarëve që studiojnë hormonet leptinë dhe gerlinë, konsumimi shumë i shpeshtë i ushqimit mund të çrregullojë sinjalet natyrore trupore. Përveç kësaj, me ngrënien e shpeshtë të diçkaje, qoftë ajo edhe perime, shumë lehtë mund të bini në kurthin për të konsumuar më shumë kalori sesa të kishit ngrënë një shujtë siç duhet.

Hani ëmbëlsira derisa zieni

Nëse jeni një nga kuzhinierët të cilët thjesht shijojnë të provuarit dhe të ngrënit e ushqimi që e zieni, ka shumë shanse që do ta prishni oreksin para se ushqimi të përfundojë mbi tavolinë. Për të larguar dëshirën e madhe që çdo minutë të provoni ushqim, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një bonbone me shije të fortë, si ajo me kanellë, limetë apo mente. Kjo do të angazhojë shqisën e shijes dhe nuk do t’ua prishë oreksin.

Vënia e kapëses në hundë

Të gjithë e dinë që aroma luan rol të rëndësishëm kur është fjala për shije të ushqimit. Nëse nuk na besoni, mbylleni hundën me një kapëse dhe hani një copë qepë dhe një copë mollë – do të vëreni që kanë shije tërësisht të njëjtë. Sido që të jetë, edhe pse tingëllon pak ekstreme (në mos asgjë tjetër, do t’ju shikojnë çuditshëm), vënia e kapëses në hundë do t’ju ndihmojë që të hani më pak.

Tortë për kafjall

Ngrënia e tortës në mëngjes në fillim duket si këshilla më e keqe për ushqim në histori, por hulumtuesit izraelitë kanë zbuluar që kafjalli me përqindje të lartë të proteinave dhe karbohidrateve, i cili përfundon me desert, ndihmon rregullimin më të mirë të urisë gjatë pjesës tjetër të ditës dhe në fund rregullimin më të mirë të kilogramëve.

losing2

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com