Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e skuadrës së Francës për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Les Bleus fituan Kupën e Botës muajin e kaluar, dhe çuditërisht trajneri Deschamps ka zgjedhur të mbajë besim tek skuadra që triumfoi në Rusi.
Nga 23 që ishin në turne, vetëm Steve Mandanda është lënë jashtë listës pas një lëndimi, me Benoit Costil që e zëvendëson atë.
N’Zonzi dhe Matuidi mbajnë vendet e tyre, dhe Adil Rami është rikthyer përkundër faktit që u tërhiq pas Kupës së Botës.
Kombëtarja e Francës (Getty Images)
Franca do të përballet me Gjermaninë dhe Holandën gjatë pushimeve ndërkombëtare.