Pas një rezistence më shumë se tre mujore të artistëve, duket se qeveria shqiptare nuk ndalet në qëllimin e saj për të rrëzuar Godinën e Teatrit, edhe pse projektligji është kthyer pas nga ana e presidentit Meta.
Ndërkohë që protestat vijojnë pa asnjë dokumentacion apo urdhër të shkruar ka nisur dje dhe zhvendosja e mobiljeve të Teatrit. Fotoja e furgonit që po merr mobiljet është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
‘’Pa asnjë dokumentacion apo urdhër të shkruar vazhdojne të heqin mobiljet brenda teatrit. Kjo është vjedhje, personat përgjegjës jo vetëm që do i sjellin prapë ato që po marrin por do shkojnë dhe në prokurori për grabitje të pronës publike”, thuhet në reagimin ne Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.