November 25, 2024

Qeni sulmon shqiptarin që po hipte fshehurazi në anijen për në Angli

Për shkak se deshi të futej në mënyrë të paligjshme në një anije në Cuxhaven të Gjermanisë, një shqiptar 24-vjeçar është kafshuar nga një qen.

Personi është zbuluar të enjten e kaluar nga roja e sigurisë e një kompanie të sigurisë, në përpjekje për të kaluar gardhin e zonës së portit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Pas kësaj, qeni ka vrapuar drejt tij dhe e ka kafshuar.

Policia gjermane, të martën e ka përshkruar atë si “të komprometuar”: Kështu janë pagëzuar personat të cilët përpiqen të futen nëpër portet gjermane ilegalisht e për të marr ndonjë anije për të dalë ilegalisht nga Gjermania.

Sipas një raporti të “Cuxhavener Nachrichten”, këtë rrugë e përdorin të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët nuk kanë dokumente përkatëse për të hyrë në Britani të Madhe.

Facebook Comments

MineralHygienics.com