December 23, 2024

Do t’ju kënaqin këto qofte nga mishi i bardhë i pulës!

Do t’ju kënaqin këto qofte nga mishi i bardhë i pulës!erfekt shkojnë me perime – gjithmonë mund t’i përgatitni në sasi të mëdha, t’i ngrini dhe në çast keni racion të shëndetshëm!

Përbërësit:

– 400 g mish të bardhë pule,
– 1 fetë e trashë buke,
– pak qumësht për njomje të bukës,
– 1 vezë,
– 100 g djathë të grirë në rende,
– 100 g gjalpë,
– 3 thelpinj hudhre,
– kripë dhe piper sipas shijes,
– pak miell.

Përgatitja:

Bluani mishin e pulës ose priteni sa më imët që mundeni, shtoni bukën e njomur të cilën më parë e keni kulluar nga teprica e qumështit, vezët, djathin, gjalpin, hudhrën.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes.

Të gjitha përzieni mirë, më mirë është me dorë t’i formoni qoftet.

Rrotulloni në miell dhe fërgoni në vaj – për versionin e shëndetshëm, mund t’i piqni në furrë.

Shërbeni me perime të ziera në avull dhe me sallatë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com