Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili është në përfundim të mandatit si ambasador në Kosovë.
Me këtë rast, Kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë falënderimi për kontributin e tij gjatë këtyre viteve, i ka dhuruar hartën e Kosovës.
Ndryshe, Delawie në mars të vititn 2015 ishte propozuar nga Presidenti Obama për postin e ambasadorit në Kosovë.