Liderët e Kosovës dhe Serbisë të shtunën i dhanë zë qëllimit të tyre për të ndryshuar kufijtë në mes të dyja vendeve.
Profesor Dr. Florian Bieber nga Universitëti i Studimeve Juglindore në Graz të Austrisë, ka thënë për Euronews se çfarë saktësisht mund të sjellë ky ndryshim, pasojat e mundshme për rajonet që preken dhe se pse Bashkimi Evropian i frikësohet rivënies së kufijve që mund të prodhojnë dhunën me të cilën ky rajon u përball në vitet e 90-ta, përcjell Klan Kosova.
Çfarë janë ndryshimet e propozuara?
Asnjëherë nuk ka pasur një plan formal të shfaqur ku çështja e ndryshimit të kufijve të jetë ngritur, por Bieber thotë se është e kuptueshme që modifikimet janë “më shumë të komplikuara në praktikë sesa dhënia e një ideje”.
Bazuar në debatet paraprake, zonat kryesore që janë përfshirë në diskutime përfshijnë katër komuna në pjesën veriore të Kosovës të cilat janë të banuara me popullsi serbe.
Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut nuk “kanë qenë plotësisht nën qeverisjen e Kosovës që prej kur vendi është pavarësuar”, sipas Bieber.
Ai ka thënë se skenari më i mundshëm, që nuk është bërë zyrtar nga asnjëri vend, përfshinë këto katër komuna që i janë dhënë Serbisë.
Çështja e Bujanocit dhe Preshevës – komuna në Serbi të banuara kryesisht me popullsi shqiptare janë ndarë dhe që ato t’i jepen Kosovës është mundësi, sipas profesorit.
Pse tash ne po flasim për këtë?
Derisa ideja e ndryshimit të kufijve është diskutuar për disa javë, dy liderët e lidhur në çështje, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë, të shtunën dolën para bashkësisë ndërkombëtare për të kërkuar për herë të parë përkrahjen për marrëveshjen.
“Kosova është e vendosur që të arrijë marrëveshjen e obligueshme ligjore me Serbinë. Është koha për ta bërë këtë tani”, ka thënë Thaçi në një panel diskutimi në Austri. “Kemi një dritare të vogël të mundësisë. Nuk është aspak e lehtë; është tepër, tepër e vështirë. Ky është shkaku që të gjithë duhet të jenë prapa saj”.
Kush janë akterët kryesor në bisedime?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin armiq në luftë – që të dy pjesëtarë aktivë në anë të kundërta gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë.
Në Forumin Evropian në Alpbach në Alpet e Austrisë, pavarësisht se Thaçi tha se “nuk e duan” njëri-tjetrin, ata prezantuan frontin e përbashkët për t’i kërkuar BE-së përkrahje në lidhje me çështjen e kufijve. “Mendoj se të dy janë tejet të motivuar prej mbijetesës personale, politike dhe pushtetit”, ka thënë Bieber për të ty liderët.
“Nuk mendoj se ata janë hollësisht të brengosur për implikimet më të mëdha politike”, ka shtuar ai.
Në Qeverinë e Serbisë mund të shpresohet që marrëveshja të përdoret si rrugë e përshpejtimit të pranimit në BE, për çka tash janë në bisedime, sipas profesorit.
“Duket sikur kjo ide (ndryshimi i kufijve) nuk e ka përkrahjen e plotë në Kosovë”, ka shtuar ai. Për Thaçin, kjo do të ishte mënyra e arritjes së marrëveshjes që mund t’i hapte rrugë Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.
Pse Bashkimi Evropian mund ta bllokojë këtë lëvizje?
Diplomati, Johannes Hahn, komisioner i BE-së – përgjegjës për Ballkanin, u ka kërkuar të dy liderëve në panel që të sigurohen se çfarëdo marrëveshje e mundshme nuk do të destabilizonte Gadishullin Ballkanik.
“Kjo është një strategji me rrezikshmëri të lartë”, ka shpjeguar Bieber, “diçka që është dukur e paarritshme më parë, por që papritmas është bërë e mundshme”.
Ata që ëndërronin ndryshimin e kufijve mund të bëhen më të vendosur në kërkesën për ndryshim, sipas profesorit.
Ai ka thënë se ka “një rrezik signifikant” që zonat në Bosnjë mund të ridefinohen, bashkë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, që i përkasin këtij rajoni e të cilat nuk janë sfidë e tanishme por që kanë qenë në të kaluarën.
Çka për banorët që jetojnë afër vijës kufitare?
Motivi i propozimit të ndryshimit të kufijve është që të ketë më pas serbë dhe më shumë shqiptarë në Kosovë, por që sipas Bieber rrallë kufijtë mund të vihen qartësisht në këtë aspekt.
“Do të ketë çdoherë njerëz në anën e gabuar”, ka thënë ai. Në këtë rast, serbët mund të gjenden befasisht në Kosovë.
Ai ka theksuar se serbët që jetojnë në Kosovë që nuk janë në pjesët që mund të lëvizin, për ta mund të jetë rrezik që të drejtat si minoritet që kanë të përkeqësohen duke qenë pastaj në numër më të vogël.
A mund të ndodhë që të realizohet ndryshimi i kufijve?
Për Vuçiqin është interes ruajtja e agjendës politike, më shumë se që të merrej vesh për çështje të reformës politike që është më e ndjeshme, ka thënë Bieber.
Ai ka thënë se marrëveshja është më e besueshme tash se që ishte gjashtë muaj më parë, por që sfida e të dy liderëve që të pajtohen në detajet e shkëmbimit “në vend se vetëm të flasin për të” do të ishte pika reale kthyese.
Serbia e sheh Kosovën si krahinë problematike, pavarësisht se shumica e vendeve të BE-së e njohin atë dhe refuzon që ta njohë shpalljen e pavarësisë më 2008.
Kjo e bën anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara të lihet në harresë, të bllokuar nga Rusia – aleati i Serbisë.
Teskt origjinal i Euronews i përkthyer nga Klan Kosova.