Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka performuar dje në qytetin e Londrës me rastin e disa karnavaleve që zhvilloheshin atje.
Ajo shihet me një look që përshtatet me karnavalet që po zhvilloheshin në qytetin londinezë.
Në videon që këngëtarja ka postuar në Instastory shihet teksa kërcente me flamurin shqiptar, ndërsa publiku e mirëpriti me ovacione dhe brohorima. Videoja po qarkullon kudo në internet ndërsa Rita e dëshmoi edhe njëherë sa krenare ndihet që është shqiptare.