Një grua 63-vjeçare me iniciale N.P. është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë.
Gruaja jetonte e vetmuar. Ishin fqinjët që kanë ndier mungesën e saj të gjatë dhe kanë lajmëruar Policinë.
Ç’ka u zbulua më pas ishte e trishtë: 63-vjeçarja kishte dy javë që kishte vdekur.
Policia ka nisur hetimet për të verifkuar si ka ndodhur vdekja; paraprakisht duket si vdekje e natyrshme.
Megjithatë, një grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.