Sot u nda nga jeta mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin. Këngëtarja ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi për vdekjen e artistes së famshme ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhur nga e mbarë bota.
Vdekja e Aretha Franklin ka trishtuar edhe Rita Orën, e cila përmes një postimi në rrjete sociale kishte falënderim të veçantë për të.
“Mbretëresha e soul. Duke kopjuar qëndrimin e saj dhe lirinë për t’u shprehur, çfarë gjëra të mahnitshme keni bërë në jetën time, Aretha, faleminderit. Prehu në paqe ????????”, ka shkruar Rita.