April 26, 2024

Penalltia e minutave të fundit vendos sfidën e tensionuar

Ka nisur me tensione edicioni i 80 i kampionatit shqiptar. Skënderbeu priti Partizanin në atë që vitet e fundit gjithmonë është cilësuar si ndeshja e kampionëve pasi gjithmonë e kanë nisur si pretendetë për kampionat dhe po gjithmonë ka triumfuar Skënderbeu në fund.

Ndeshja ka qenë mjaft e zjarrtë ku nuk kanë munguar as incidentet midis tifozëve, ku në minutën e 70 u ndërpre ndeshje pasi u futën në fushë.

Pas rifillimit të takimit, vendasit kanë shënuar pak para përfundimit të takimit me 11-metërsh.

Muzaka ishte ai që u tregua i saktë.

Ndonëse me shumë largime dhe mes 1000 halleve Skëndërbeu dëshiron që të tregojë që është ajo skuadra që duhet mposhtur, dhe jo Partizani i 1001 fjalëve si gjithmonë para se të nisë kampionati.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com