April 19, 2024

Itali/ Zhvendoset kamioni i gjelbër

Zhvendoset kamioni i cili u bë simbol tragjedisë së Xhenovas..

Pamjet tregojnë largimin e kamionit nga mbetjet e urës Morandi e cila u shkatërrua 3 ditë më parë duke marrë jetën e të paktën 38 personave.

Shoferi i kamionit F.L. ia doli që në momentin e duhur të ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Genova . Kështu ai, ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Ai tregoi se si e ka parë zhdukjen e autostradës para syve të tij. Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen e saj.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat që i kisha para vetes”, tha ai.

Fotoja me kamionin e tij të gjelbër zuri vendin e parë në mediat botërore.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon