Një nga akoret turke më të njohura,e bërë shumë e dashur për shqiptarët falë roleve në telenovelat që janë transmetuar në vendin tonë si “Dashuri e ndaluar” ku luante rolin e mamasë së Bihterit,e “Diamante dhe Dashuri” ku luante mamanë e Elifit,vitin e kaluar mori një lajm të keq në lidhje me shëndetin.
Burimet pranë aktores treguan se ajo është diagnostikuar me Alzheimer dhe se gjëndja e saj është e rëndë.
Ata e kanë këshilluar Nebahat-in, të marrë trajtimin e nevojshëm.
Aktorja nuk ka bërë ndonjë deklaratë së fundmi lidhur me sëmundjen e saj teksa relaksohet duke shijuar pushimet.