Ambasada amerikane në Tiranë është treguar e gatshme të japë sqarime sot për vizat turistike amerikane.
Në bashkëbisedimin që ka nisur me ndjekësit e saj në Fb, zyrtarja e ambasadës së SHBA në Tiranë sqaron:
“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”