Në fillim të vitit kur u paraqitën trendet për pranverë-verë 2018, u vu re se në pasarelat e shtëpive të modës mbizotëronte ngjyra e kuqe.
E kuqja gjithmonë është cilësuar si një ngjyrë klasike, që është perfekte për çdo kohë. Por këtë verë ajo ka qenë një nga ngjyrat më të preferuara, duke qenë se jep pamjen e një femre të guximshme dhe joshëse.
E kuqja mund të kombinohet lehtë me aksesorë të ndryshëm dhe ngjyrat e lehta. Pikërisht kjo ka qenë ngjyra që vajzat e ekranit shqiptar kanë preferuar më së shumti këtë verë.
Qoftë në videoklipe apo dhe rroba banje e kuqja ka qenë zgjedhja e parë për verën e 2018-ës për vajzat e njohura shqiptare./revistawho