Sërish disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike gjate ditës së sotme.
Kryesisht energjia elektrike do të mungojë në oraret e paradites.
OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë po bëhet për shkak se po bëhen remonte.
Njoftim për abonentët e Rajonit Tiranë
Në kuadër të procesit të mirëmbajtjes së kabinave, Drejtoria Rajonale OSHEE Tirane do të kryejë sot punime në disa kabina, në oraret dhe zonat si më poshtë:
Kabinat Irfan Tomini 1 dhe Vau i Dejës
Ora 10:00-12:00
Zona: Qënder Selitë pjesërisht dhe rruga ‘Ndreko Rino’, pranë Institutit të Hidraulikës
Kabina Veri 2
Ora 08:00-12:00
Zona: Shëngjergj pjesërisht
Kabinat K3 dhe K4
09:00-14:00
Zona pa energji: Kamëz pjesërisht