November 25, 2024

Plehrat pushtojnë Sarandën në pikun e sezonit, gjobitet kryetarja e bashkisë

Ndërkohë që sezoni turistik veror ndodhet në pikun e tij, shqetësimi i pushuesve për pastrimin e ambienteve publike mbetet i pranishëm. Së fundmi në rrjetet sociale janë publikuar disa foto, që tregojnë sasi mbeturinash në Sarandë, të cilët nuk janë menaxhuar nga punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit.

Nisur nga kjo situatë, Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 1 milion Lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë së Sarandë, Florjana Koka.

Kjo masë vjen për mosmenaxhim të mbetjeve në qytet, ndërsa 500 mijë Lekë është masa administrative e vendosur ndaj firmës së pastrimit.

Situata e keqe me plehrat në qytetin bregdetar bëri që Inspektorati i Mjedisit të marrë masa për përmirësimin e kësaj gjendje.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com