December 30, 2024

Ish-ministri zbulon pse Rama e ka braktisur Sarandën

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar me tone të forta ndaj situatës së rënduar mjedisore në Bashkinë e Sarandës, një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend.

Manjani shkruan se cdo centimetër hapësirë publike e Sarandës është në emergjencë mjedisore.

Ai ka ironizuar me gjobën që inspektoriati I mjedisit I ka vendosur kryetares së bashkisë duke e konsideruar atë si gjobë populiste, e cila thjesht shton  një letër më shumë në malin e plehrave të pambledhura.

Manjani ka zbuluar edhe një fakt tjetër, që qeveria e Edi Ramës ka braktisur qytetin pasi nuk I pelqën më Kryetarja.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Gjoba.

Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet

Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit. 

Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…

Pa zgjidhje, pa shpresë…

Facebook Comments

MineralHygienics.com