Moderatorja e njohur Fiori Dardha njihet si një ndër personazhet e ekranit që preferon të flasë hapur për çdo gjë.
Madje këto kohë që ka qenë me pushime, ajo ka ndarë shumë gjëra me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.
Dikush e ka pyetur se ku i gjen të gjitha rrobat që vesh dhe nëse ka blerë ndonjëherë tek të përdorurat. Dhe Fiori ka është shprehur se kohë më parë edhe asaj i është dashur të blejë tek rrobat e përdorura.
“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, – ka shkruar Fiori.