November 25, 2024

Mos blini bukë të prerë, rrezikoheni …

Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë. Z.Nela përse rekomandohet një gjë e tillë?

“Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë.

Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori.

Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë””, shprehet kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës, Avni Nela. /tch.

Facebook Comments

MineralHygienics.com