Supermodelja shqiptare shumë e ndjekur në “Instagram”, Emina Çunmulaj njihet për karakterin e saj pa komplekse dhe këtë e ka treguar edhe me videon e fundit që i ka bërë të gjithë të qeshin.
Bukuroshja Emina është me pushime në Bahamas dhe nga atje ka postuar një video ku vëllai e kap në ‘flagrancë’.
Ajo shfaqet në breg të detit duke fërkuar këmbët me gurë e duke bërë kështu një ‘manikyr-pedikyr’ natyral.
Teksa vëllai e filmon, Emina qesh dhe vazhdon punën pa ndrojtje se të tjerë do e shohin.
Video ka shkaktuar shumë të qeshura tek përdoruesit e rrjeteve sociale, megjithatë ka pasur edhe kritikues që nuk e kanë pëlqyer këtë veprim të modeles.