Ditën e djeshme Dua Lipa ka mbërritur për të përformuar në festivalin ‘Sunny Hill’.
Dhe nga fotot e publikuar në Instagram shihet se ajo ështe shoqëruar nga i dashuri i saj,Isacc Carew.
Me të mbërritur në Kosovë,Isacc publikon një foto brenda avionit privat ku kishte etiketuar, Prishtinën.
Kjo foto është komentuar shumë, madje dhe nga fansat serbë, te cilët nuk nguarruan të linin dhe komente provokuese.
Një nga ndjekset i kishte komentuar:’Mirë se vjen në Serbi’, mirëpo i dashuri i këngëtares nuk e ka lënë me aq.
Ai i ka kthyer përgjigje epike,vajzës duke i thënë: ‘Gjeografia nuk është pika jote më e fortë,apo jo’.
Ky koment ka shkaktuar të qeshura tek fansat.