Ditë e trishtë sot për Aido Shtinon.
Gazetarja e njohur shqiptare ka humbur sot njeriun më të dashur, babanë e saj.
I ati i saj ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.
Prezantuesja e cila u bë e njohur për emisionin e saj ‘Njerëz të humbur’, pas shkëputjes totalisht nga televizioni, një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar familjes së saj, veçanërisht prindërve.
Por fatkeqësisht, babai i saj u nda sot nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh te vajza e tij, bashkëshortja dhe të afërmit. /GSH.al