Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Kodër Kamëz.
Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.
Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë.
Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38-vjeçarja ‘ka ngatërruar frenat me gazin‘.
Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. Nëna 29 vjeçare, Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.
Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi. Gjendja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.
Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.
Dje vajza e vogël E. N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.