Serena Williams ka bërë të ditur se vuan nga depresioni pas lindjes dhe se humbja e saj në San Jose më 31 korrik ka pasur të bëjë me gjendjen shëndetësore të tenistes.
Ajo është shprehur se është e frikësuar, pasi po mendon që nuk mund të bëhet nënë e mirë dhe se depresioni pas lindjes mund t’i zgjasë deri në tri vite.
Java e kaluar nuk ka qenë e lehtë.
Nuk ka pasur të bëjë vetëm me çështjet e vështira personale, kam pasur shumë frikë.
Shumicën e kohës jam ndierë se nuk jam nënë e mirë.
Kam lexuar disa tekste, ku shkruan se depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në tre vjet’, ka thënë Williams.