May 13, 2026

Identifikohen viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 29 vjeç. Në gjendje të rëndë në spital ndodhet nëna e dy vajzave Valbona Ndreu, 29 vjeçe dhe vajza tjetër 6-vjeçare, e cila po i nështrohet një operacioni.

Ndërkohë policia ka ndaluar shoferen e mjetit, e cila u përplas edhe me një tjetër mjet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com