Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj debatit të madh për cështjen e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë gjatë një vizite që po zhvillon në Vlorë.
Haradinaj theksoi se hapja e temës së korrigjimit të kufinjve është e papranueshme për mua.
‘Kufinjtë nuk duhen të preken!
Kufinjtë janë vendosur si rezultat i luftërave’, tha kreu i qeverisë së Kosovës, në një qëndrim totalisht të kundërt me atë të Presidentit Thaci.
‘Për popujt e Ballkanit luftrat kanë qënë tragjike dhe kufinjtë nuk lëvizin me fjalë’, eshte shprehur Haradinaj sot.