November 25, 2024

Situata ekonomike, mbi 50% e të intervistuarve në Shqipëri e vlerësojnë të përmirësuar

Sondazhi Eurobarometër 2018 publikuar nga Komisioni Europian, tregon se mbi 50% e shqiptarëve vlerësojnë se situata financiare e familjeve të tyre dhe punësimi janë përmirësuar krahasuar me katër vite më parë. Sondazhi bazohet në intervista të drejtpërdrejta me qytetarët. Në Shqipëri janë realizuar 1048 të tilla. Pyetjes së si e vlerësojnë situatën financiare të familjes së tyre, 62% e të intervistuarve në Shqipëri e vlerësojnë “pozitivisht”.

Krahasuar me vitin 2014, kur është realizuar për herë të parë ky sondazh në Shqipëri, përqindja e atyre që vlerësojnë se gjendja e financiare e familjes së tyre është “pozitive” është rritur nga 52.9% në 61.9% . Sa i takon situatës personale të punësimit, 57% e të intervistuarve e vlerësojnë “pozitive”.

Sentimenti për gjendjen ekonomike ka ardhur gradualisht në përmirësim përgjatë kohës që është aplikuar Barometri në Shqipëri. Pjesa e të intervistuarve që shprehen se se gjendja e ekonomisë së vendit është “shumë keq” është ulur nga 35.5 % në sondazhin e parë të vitit 2014 në 7.44% në sondazhin e fundit, ndërsa ata që e konsiderojnë gjendjen e ekonomisë si “pozitive” ka kaluar nga 27.6% në 48.8%.

Të pyetur mbi pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm, 84% e të intervistuarve në Shqipëri e vlerësojnë situatën “më mirë” ose “njësoj”. Në Bashkimin Europian, vetëm 25% presin përmirësim, ndërsa 48% mendojnë se situata do të mbetet e njëjtë.
Pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm mbeten pozitive për situatën ekonomike dhe punësimin, në mbi 50% të të intervistuarve. Konkretisht, 50% e të intervistuarve në Shqipëri vlerësojnë se punësimi do të përmirësohet përgjatë vitit të ardhshëm. Në Bashkimin Europian, kjo shifër është vetëm 27%.

Qytetarët shqiptarë shprehen optimistë edhe mbi situatën personale të punësimit, ku 49% e të intervistuarve besojnë se do të ketë përmirësim dhe 35% mendojnë se do të vijojë e njëjtë. Në total, 84% e të intervsituarve janë pozitivë.

Të pyetur mbi pritshmëritë për situatën ekonomike, 52% e të intervistuarve në Shqipëri shprehen se në 12 muajt e ardhshëm ajo do të jetë më mirë. Në Bashkimin Europian, vetëm 25% presin përmirësim, teksa 48% mendojnë se situata do të mbetet e njëjtë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com