Për herë të parë në vendin tonë një grup anglez i edukimit
Për herë të parë në Shqipëri ka ardhur një grup anglez edukimi i cili po sjell risi në sistemin e arsimit.
‘Kings Tirana’ është shkolla më e re që hap dyert këtë shtator dhe pritet të jetë një pikë orientimi e shtëpisë së dijes. Ajo është pjesë e grupit të suksesshëm ‘Kings Education’.
Kurrikula
Kings Tirana është një shkollë që përfshin edukimin nga klasa e 1-rë deri në klasën e 12-të.
Kings Tirana ndjek kurrikulën kombëtare britanike të arsimit fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm me një fokus të fortë në zhvillimin personal të nxënësve.
Fëmijët angazhohen në aktivitete individuale si dhe në grup, për të zhvilluar komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
Çfarë e bën të veçantë ‘Kings Tirana’?
Ashtu si të gjitha shkollat e tjera simotra Kings, edhe Kings Tirana fokusin kryesor e ka tek nxënësi. Që në fillim, nxënësit kryejnë një provim pranues i cili profilon aftësitë dhe nevojat individuale të secilit nxënës.
Nga ky provim i thjeshtë logjike përftohet një raport i detajuar mbi nxënësin ku bazohet mësimdhënia e individualizuar, hartohet një strategji për zhvillimin akademik të nxënësit, ndërtohet një raport i ngushtë me prindin, dhe ngrihen pritshmëritë për ecurinë e nxënësit në të ardhmen.
Gjithashtu, klasat e vogla, puna individuale dhe investimi i konsiderueshëm i kohës së mësuesit tek secili nxënës janë disa faktorë kyç për arritjen e këtyre objektivave.
Një zgjidhje për çdo rast të mundshëm
‘Kings Tirana’ ofron zgjidhje për të gjitha rastet ku mund të gjendet një nxënës dhe prind. Shkolla ‘Kings’ ofron këshillim karriere dhe mundësi të shkëlqyera për t’u pranuar në institucionet më të mira Britanike, Amerikane dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, sipas nevojave individuale të secilit nxënës, duke mundësuar që nxënësi të arrijë maksimalisht potencialin e tij, të ndërtojë një strategji të suksesshme për pranim në universitet, dhe të profilohet në degën ku nxënësi shfaq aftësi të theksuara, dhe të përgatitet për një jetë të sigurtë dhe të lumtur.
Kush do të jenë mësuesit?
‘Kings Tirana’ si pjesë e ‘Kings Eduaction’ stafin akademik e ka kryesisht të huaj.
Drejtori Akademik, Drejtoresha e Kurrikulës, mësueset e ciklit fillor dhe 9-vjeçar dhe mësues të ndryshëm specialistë të gjimnazit vijnë nga karriera të suksesshme në fushën e edukimit në Britani dhe jashtë saj.
‘Kings Tirana’ ka afruar njëkohësisht edhe figura të spikatura të arsimit shqiptar, të mirëkualifikuar dhe me karrierë të gjatë dhe të suksesshme.
Shkolla
‘Kings Tirana’ është e vendosur në një zonë prestigjioze rezidenciale në Lundër, pranë TEG, lehtësisht e aksesueshme nga e gjithë Tirana.
Ndërtesa e shkollës tonë, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, mund të akomodojë nxënësit në grupe të vogla në mënyrë shumë komode.
Ne ofrojmë klasa moderne, me hapësira të bollshme, laboratore shkencore të pajisura plotësisht, një mensë për nxënësit dhe stafin, si edhe ambiente të brendshme dhe të jashtme për aktivitete sportive dhe argëtim.
Regjistrimet filluan
Kings Tirana mirëpret çdo ditë, e hënë – e premte, nga ora 09:00-17:00, të gjithë të interesuarit për t’u njohur me stafin, për të vizituar ambientet e shkollës tonë, për të zhvilluar provimin pranues,dhe për t’u bërë pjesë e shkollës më të veçantë në Shqipëri.