November 25, 2024

Presidenti Meta në bjeshkët e Rugovës: Do rikthehem shpejt

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditët e fundit ka pushuar në Bjeshkët e Rugovës.

Pasi ka shijuar ujin e kristaltë, ajrin e pastër dhe natyrën e mrekullueshme të zonës, presidenti Meta është ndalur edhe tek investimet e bëra në këtë zonë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Bjeshkët e Rugovës vitet e fundit janë bërë edhe më atraktive falë vizionit dhe investimit të bërë me shumë sakrifica e dashuri nga Skënder Thaçi dhe familja e tij.

‘Magra Austria’ është një hotel i mrekullueshëm alpin por më e mrekullueshme është mikpritja  Skënderit, Artilit dhe gjithë stafit.

Duke i falënderuar për gjithë kujdesin e tyre i siguroj se do të rikthehem te ‘Magra Austria’ shumë shpejt.

Facebook Comments

MineralHygienics.com