Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano.
Një shqiptar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur dhe ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin është në arrati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta të ditës së djeshme.
Alarmin për aksidentin e ka dhënë një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja.
Autoambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë stabilizuar gjendjen e shqiptarit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.