November 25, 2024

Tarifa e Rrugës së Kombit rrit çmimin e biletës Tiranë-Kukës

Ende pa filluar tarifa e Rrugës së Kombit çmimi i biletave Kukës- Tiranë është rritur me 100 lekë të reja.

Udhëtarëve tashmë u duhet të paguajnë 500 lekë nga 400 që ishte deri ditën e mërkurë.

Drejtuesit e shoqërive të transportit thonë se çmimi i naftës është një faktor që ka ndikuar në këtë vendimmarrje.

Mëgjithëse, sipas një vendimi qeverie që përcakton çmimet për kilometer në linjat ndërqytetase Tiranë – Kukës duhet të kushtonte 510 lekë.

Por megjithatë, për shkak të nivelit të ulët e ekonomik, nga viti 2009 kur u hap Rruga e Kombit e deri më sot çmimi i biletes ishte 400 lekë.

/abcnews/

Facebook Comments

MineralHygienics.com