November 25, 2024

Berisha: Korrupsion në burgjet e Shqipërisë

Në të rrallë ndodh që edhe ndonjë gardian, apo polic i grupit shoqërues të burgjeve të arrestohet për korrupsion. Por edhe pse në fakt ky fenomen në burgje gëlon, sërish masat për ta minimizuar duket se janë inekzistente.

Kështu thuhet edhe në një denoncim të mburritur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka bërë publik.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Korrupsion, shkelje te drejtash dhe krim shteteror ne burgjet e Shqiperise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema doktor jam nje i afer i nje te burgosuri ne shenkoll du te ju ve ne dijeni se kemi nje skandal me lejet e te burgosurve qe ne tetor ka dal nje urdher nga drejtori pergjithshem qe kujt i vjen nje here negative letra e komisariatit per lejen e te burgosurit per te derguar kerkese te dyte do te kalojne 6 muaj dhe ka me qindra kerkesa ne zyrat e komisariateve qe nuk kthejne pergjigje ose si marrin parasyshe fare dhe te burgosur pa asnje mase displinore nuk perfitojne leje jane ne meshire te komisariateve qe duan ndonje rushfet por me shume problematike siiituata eshte ne burgun e shenkollit.

Dhe nje tjeter problem qe eshte me udhtimin e te burgosuve neper gjykata.

Qe jan te lidhur me duar mbrapa dhe pa rrip sigurimi dhe ne raste frenimi ose aksidenti te burgosurit perplasen si bagtite ne furgon ky eshte shteti i se drejtes qe don te hyje ne bashkimin evropian avukati popullit ku eshte prandaj po ju drejtohem ju qe ta publikoni respekte anonim ju lutem”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com