November 25, 2024

Arrestohet shqiptari që u arratis nga ‘burgu’, pasi plagosi kunatin

Nuk i ka zgjatur shumë arratisja shqiptarit të dënuar për disa akuza dhe që kishte përfituar nga një program gjysmë, lirie.

Mëngjesin e djeshëm një 45-vjeçar shqiptar, nuk kishte mbërritur në vendin e punës si zakonisht dhe policia italiane ka dhënë alarmin për arratisjen e tij.

Por duket se arratisja e tij kishte ardhur pas një tjetër ngjarje të rëndë.

Shqiptari akuzohet se kishte plagosur me thikë kunatin e tij, egjiptian dhe për këtë arsye ishte arratisur.

Në momentin e arrestimit, 45-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa nuk ka pasur armë me vete.

Në prani edhe të avokatit të tij, shqiptari ka pranuar plagosjen e kunatit të tij, ndërsa policia e akuzon për tentativë vrasje.

I plagosuri ndodhet në spital me dy plagë thike, por pa probleme për jetën.

Facebook Comments

MineralHygienics.com