November 27, 2024

U vetëvra, lamtumira prekëse e Tina Turner për të birin

Djali i saj, Craig Raymond, i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Pak ditë më parë këngëtarja Tina Turner, në një postim prekës në Instagram, e kujtoi atë me anë të një fotografie.

Në të Tina shihej duke hedhur një trëndafil në det, në detin, ku sapo ishte shpërndarë hiri i trupit të tij, në California, SHBA.

“Momenti më i hidhur si nënë. Në 19 korrik i dhashë lamtumirën e fundit djalit tim, Craig Raymond Turner. U bashkova me miq dhe të afërm për të përhapur hirin e tij në brigjet e California. Ishte 59 vjeç dhe vdiq në një mënyrë tragjike, por për mua do të mbetet gjithmonë vogëlushi im”, shkroi Tina.

Craig Raymond Turner, u gjet i vdekur në banesën e tij në Studio City, të California, SHBA. Craig i dha fund jetës, duke u qëlluar me plumb pistolete në kokë.

Craig ishte djali i madh i këngëtares, si fryt i lidhjes, me saksofonistin e bandës së saj Raymond Hill, shkruan noa.al.

Katër vite më vonë këngëtarja u martua me Ike Turner, i cili e adoptoi. Çifti u bë me një djalë, Jake, i cili tashmë është 57 vjeç.

Facebook Comments

MineralHygienics.com