December 23, 2024

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

Përbërësit:

– domate,
– hudhër,
– borzilok,
– rozmarinë,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper,
– fletë dafine,
– trumzë, sipas dëshirës

Përgatitja:

Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi. Furrën ngroheni në 100 gradë celsius. Domatet lani dhe thani, fshini me leckë. Në fund të enës për pjekje vendosni letër për pjekje. Domatet prisni katër copash dhe rendisni në enë.

Thelpinjtë e paqëruar të hudhrës vendosni midis copave të domateve. Qitni kripë, piper dhe spërkatni me vaj ulliri.

Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë. Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen.

Në kavanoza të sterilizuar rendisni rozmarinën, domatet e ftohura dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

Shtoni një fletë dafine, fletë borziloku të freskët, trumzë të freskët dhe në fund qitni vaj ulliri derisa t’i mbulojë domatet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com