November 24, 2024

Sardelet me susam në kungull të marinuar

Ju nevojiten:

– 300 g sardele,
– 2 kungullesha të gjelbra,
– 0.50 filxhan fara susami, të qëruara të thata,
– vaj ulliri,
– krip,
– lëng limoni.

Udhëzim:

Pastroni sardelet dhe hiqjani kokat, halat dhe të brendshmet në mënyrë që të përftoni fileta të pastra.
Nëse i lini të brendshmet, ushqimi do të bëhet i hidhur.

Filetat e pastruara mbështillni në role dhe forconi me rrëmojca në mënyrë që të mos hapen.

Në një pjatë të cekët apo në enë të përshtatshme qitni farat e susamit. Filetat “e paketuara” rrotulloni njësoj në susam.

Në tavë të vogël nxehni pak vaj ulliri. Kujdes të mos jetë tepër i nxehtë. Rolet fërgoni pak nga të gjitha anët.

Kujdes të mos piqen shumë dhe që susami të mos digjet.

Kungulleshat pastroni. Marinoni me pak vaj ulliri dhe lëng limoni.

Shërbeni rolet e fërguara në shtratin e kungulleshave të marinuara.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com