Turizmi në Shqipëri për këtë viti është drejt një dështimi të madh.
Numri i turistëve është shumë i vogël, ndërsa shqiptarët duket se kanë zgjedhur që të ikin nga vendi dhe të frekuentojnë vendet e tjera.
Por ky fakt nuk e ka ndaluar qeverinë që të dalë dhe të bëjë propagandë sikur në Shqipëri kanë mbërritur miliona turistë.
Për këtë arsye, sot ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka mbledhur në ministrinë e tij, drejtues të dhjetëra institucioneve për tu mbushur mendjen shqiptarëve se vendi është pushtuar nga turistët.
‘Këtë vit kemi një rritje me 17% të të huajve që hyjnë në Shqipëri’, ka thënë Klosi sot.
Por propaganda dhe realiteti në Shqipëri janë dy gjëra të ndryshme.
Plazhet e Shqipërisë nga veriu në jug janë me kapacitet të përgjysmuar, për të mos thënë edhe më pak.
Në raportimet e përditshme të medieve dhe qytetarëve duken plazhe të tëra të braktisura, pa asnjë pushues e plazhe të tjera ku shumica e zhezlloneve janë bosh.
Në veri edhe pse ka pushues, qeveria ka vendosur të luajë me nervat e tyre, duke u ndërprerë energjinë elektrike dhe ti detyrojë ata të largohen.
Ndërsa në jug, përveç mungesës së uji dhe energjisë edhe biznesmenët, pronarët e lokaleve dhe hoteleve kanë vendosur që të rrisin çmimet aq lart sa të krijohen edhe ironi në rrjet me ta.
Me një omëletë 16 mijë lekë apo një makiato 8 mijë lekë, asnjë shqiptar nuk shkon për të pushuar.
Më poshtë keni pamje të disa plazheve nëpër Shqipëri:
Gjiri i Lalzit dje