November 27, 2024

Madonna u zhvendos në Portugali, por ja çfarë po ndodh me Madonnën

Mbretëresha e Popit u zhvendos së fundi në kryeqytetin e Portugalisë për të ndihmuar djalin e saj 12-vjeçar, David Bondin të bëhet një yll i futbollit.

Këngëtarja amerikane pranoi se ishte e pamundur të udhëhiqte jetë normale për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të orarit.

“Është e pamundur të planifikoni diçka. Nga ana tjetër, ju mendoni se nuk jeni të ndershëm me fëmijët tuaj dhe me veten”, tha ajo.

Madonna ka vendosur të shkojë në kryeqytetin portugez me Davidin dhe motrat e tij, Mercy James, Stella dhe Ester, pasi djali i saj u transferua në ekipin e të rinjve të Benficas.

“Unë kam qenë e dëshpëruar pasi e la akademinë më të mirë me trajnerët më të mirë, por niveli i futbollit në Amerikë është shumë më i ulët se sa pjesa tjetër e botës. Pashë zhgënjimin sepse e ndjeja se ishte momenti i duhur”, tha ajo për edicionin italian “Vogue”.

Mbretëresha e popit, e cila ka edhe tre fëmijë më të vjetër – vajzën Lourdes (21) dhe djalin Rocco (17), ka pohuar muaj më parë që nuk do të performojë në ndonjë koncert përgjatë vitit 2018 pasi që është e fokusuar në jetën e fëmijëve të tyre jashtë vendit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com