Ligji për lojërat e fatit (bixhozit) u kthye nga presidenti në Kuvend. Veprim i drejtë.
Një mundësi e re për kryeministrin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës.
Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe kryeministri është shembull i kësaj.
Sot favorizon lojërat e fatit, por lexoni çfarë thoshte po ky kryeministër në 25 tetor 2013 kur filloi operacioni ‘Fundi i Marrëzisë’ kundër lojërave te fatit:
‘Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar.
Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin’.
Këto thoshte kryeministri kur bënte sikur mbyllte lojërat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullimi në pak duar.
Kryeministër me hipokrit dhe të kapur s’keni për të parë më kurrë.
Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj, që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin dënglat e parimeve që kanë shitur.