Moderatorja Luana Vjollca është emër shumë i komentuar në shtypin rozë.
Ajo përflitet shumë edhe për jetën private, të cilën tenton në çdo formë ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Së fundi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës paralajmëroi fansat për koncertin e radhës.
Në atë video, ajo u shfaq si çdo herë atraktive, ndërsa nuk mungoi as komenti i Krenar Çoçajt, i cili thuhet se është në lidhje me të.
“Dikush të thërrasë zjarrfikësat”, shkroi Krenari, ndërsa Luana iu përgjigj me “Thirri ti”.