Ndryshe e njohim si një nga aktorët më të dashur dhe gazmorë të televizionit Shqiptar.
E keni parë Gentian Zenelaj në shumë role të ndryshme e ku mbetet në mendje me skeçet e tij që e qeshura ishte tipike e një artisti.
Brenda çdo roli të tij, por lind pyetja se a e keni parë ndonjëherë në rolin e tij të babait?
Me videon që ai ka shpërndarë na prezanton “kësulkuqen” e tij, një vogëlushe e mbuluar me kaçurrelat e saj tipike kaq e bukur dhe kaq e ëmbël sa do t’ia ketë shtuar dukshëm me ëmbëlsinë e saj me mijëra numrin e ndjekësve të atit pas kësaj videoje!
Vogëlushja këndon me të atin e më pas kërkon nga ai një përrallë, atë të Kësulkuqes dhe ndërkohë që Genti e tregon ajo shkrihet së qeshuri dhe i duket lumturia në të gjithë fytyrën!